Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenkyy, në një deklaratë ditën e sotme për mediat ukrainase ka thënë se Ukraina ka nevojë për lojtarë seriozë që janë të gatshëm të shkojnë deri në fund kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë.
Ai tha se Ukraina nuk ka marrë ende një listë specifike të këtyre vendeve që janë të përgatitura për të na mbrojtur 100% dhe se Ukraina po diskuton aktualisht garancitë e sigurisë me vende duke përfshirë Francën, SHBA-në, Gjermaninë, Turqinë, Britaninë dhe Poloninë.
“Ne kemi nevojë për lojtarë seriozë që janë të gatshëm të shkojnë deri në fund. Ne kemi nevojë për një rreth vendesh që brenda 24 orëve do të na ofrojnë çdo armë. Këto vende duhet të jenë shtete që kanë ndikim real mbi politikën e sanksioneve dhe që janë të përgatitur të mobilizohen sapo të dëgjojmë ndonjë kërcënim nga Federata Ruse. Këto vende do të bashkohen. Dhe brenda 24 orëve, dy ose tre ditë do të imponojnë gjithçka, do të bllokojnë gjithçka, dhe do ta vënë këtë vend në një kontroll,” tha Zelensky.
Në temën e anëtarësimit në NATO, Zelensky tha se edhe nëse Rusia “e vendos si kusht” që Ukraina të mos anëtarësohet në aleancë, vendi ka “dhuruar shumë jetë për të mos qenë i sinqertë”.
“Nëse nesër do të na ofrohet anëtarësimi në NATO pa luajtur me jetën tonë, atëherë do të bashkohemi”, shtoi ai.
Top Channel