‘Masakra në Bucha është vetëm një nga shembujt se cfarë rusia ka bërë në Ukrainë në këto 41 ditë luftë’ , kështu e nisi fjalën në këshillin e sigurimit të OKB presidenti Volodimyr Zelensky duke u kërkuar shteteve anëtarë të veprojnë me urgjencë kundër Rusisë,
Duke folur për herë të parë në këtë këshill që kur Rusia pushtoi Ukrainën në këtë, Zelensky tha se trupat ruse kanë vrarë civilë dhe kanë përdhunuar gra. Ai e akuzoi Rusinë për genocid. E për këtë solli edhe prova. Zelensky i paraqiti këshillit një video ku duke dukeshin ukrainas të vrarë , disa të djegur e të shpërfytyruar.
Zelensky: Ushtria ruse ka vrarë qëllimisht çdo njeri që i shërben vendi tonë, thjesht për kënaqësi, ata kanë qëlluar dhe vrarë gra, fëmijë, dhe janë përpjekur ti djegin trupat e tyre. Unë po ju drejtohem në emër të atyre që po vuajnë për humbjet e njerëzve më të afërt, në emër të atyre që u qëlluan pas kokë pabesisht dhe u torturuan e u lanë rrugëve.
Zelensky i cili ishte vetë në Bucha për të parë masakrën nga afër, tha se Europa duhet të veprojë tani dhe të mbajë përgjegjës Rusinë dhe Putin duke i cuar në gjyq. Presidenti ukrainas tha gjithashtu se pjesëmarrja e Rusisë në OKB kërcënon sigurinë globale, ndaj sipas tij Rusia duhet përjashtuar. Nëse këshilli nuk e bën dot këtë tha Zelensky, atëherë duhet të shpërbëhet , sepse në të kundërt provon se nuk kanë asgjë në dorë përveç diskutimit.
Ndërsa Fjalimi i Zelenskyt u duartrokit nga salla, presidenti shtoi se rusët me veprimet e tyre nuk kanë asnjë dallim nga terroristët.
Zelensky: Tani e gjitha bota mund të shohë se çfarë Rusia bëri në Bucha ndërsa e mbante vendin nën sundimin e saj, por bota duhet ende të shohë se çfarë kanë bërë në qytetet të tjera të vendit tonë, qytetet mund të jenë të ndryshme por krimet janë të njëjta.
Më herët gjatë ditës së martë Zelensky vuri në dyshim idenë e një takimi ballë përballë me presidenti rus Vladimir Putin pas ngjarjeve të fundit. Masakra në Bucha ka shënuar një pikë kthese në përkeqësimin e luftës në Ukrainë dhe ka shtuar zemërimin e ndërkombëtarëve të cilat kanë premtuar sanksione të reja shumë shpejt. Më shumë se 400 trupa të pajetë janë parë në rrethinat e keivit, 300 prej të cilëve vetëm në qytetin e Buchas, të gjithë ata janë civilë , të gjetur në rrugë e qytetit me duar të lidhura dhe me plumba pas koke, shumë prej tyre duket se janë torturuar para se të qëllohen për vdekje.
Top Channel