Një histori e trishtë është kometuar ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, ku një familjeje shqiptare i ëshhtë rrëmbyer fëmija i sapolindur dhe i është shitur në Greqi.
Në lidhje ‘live’ me emisionin ishte motra e fëmijës së rrëmbyer Vjosana Cana , e cila tha se e kishte takuar të vëllain por nuk kishte mundur të komunikonte gjatë me të pai ai ishte i trembur nga kjo histori.
Ndërkohë disa vite më parë edhe daja i saj e kishte takuar, por sipas Vjosanës dajën e dhunuan deri sa ndërroi jetë, edhe pse ngjarja është kamofluar ndryshe, sikur ai kishte bërë aksident.
Vjosana: Kemi patur një takim me 27 janar të 2002, kur bëmë edhe një test ADN-je por nuk dolën kurrë përgjigjet e atij testi. Tani sërish e kam takuar dhe vëllai na ngjante shumë ne të familjes sidomos motrave. E di që ai është vëllai im.
A e kishte takuar ai dajën në 1994?
Vjosana: Po daja kishte shkuar dhe e dinte se kishte shkuar kastile për ta gjetur dhe sipas te dhënve e ka takuar dhe është dhunuar për të mos treguar. Atje ka vërtetuar që ishte vëllai ynë. Ne dyshojmë se është vrarë aty pasi u dhunua. Kur ka ardhur daja më thanë se në një krah ishte i dhunuar me një kaçavidë.
Avokati: Vjosana ka bërë një punë të jashtëzakonshme, në një lloj kriminaliteti që ka qenë shumë i zakonshëm në Shqipëri në atë kohë. Edhe familjarët kanë patur sikletin më të madh për ta bërë kallëzimin pasi vlerësojnë se fëmija ishte i rrezikuar, pasi pjesëtari i familjes që e ka marrë ka dorë edhe eliminimin e dajës. Po të tregohen të sinqertë edhe ata do e lehtësojnë veten e tyre por nëse krimi do të zbulohet rrezikojnë edhe burg të përjetshëm. Derisa u bë publik në një televizion të madh si TCH, ata do të kenë frikë që ri bëjnë keq djalit.
Top Channel