Më 28 mars të 1999-së, Milazim Thaçi u gjet i rrethuar nga forcat serbe, tek zbarkuan në fshatin Izbicë të Skënderajt.
Atë ditë, që Thaçi e kujton si sot, ishte pjesë e grupit të qindra civilëve që u ekzekutuan nga serbët.
“Dy kufoma i kam pas përmbi, i kam mbajtë 40 minuta. Krejt u bana me gjak, me tesha e me çka kam pas. Ai që na vrau neve pasi dashti me ikë tha, hala po merr frymë, mendova se po thotë për mua, s’disha ma. E nxorri pistoletën, gjuajti edhe eci”, thotë Dek Milazim Thaçi, i mbijetuar i Masakrës së Izbicës.
Kur kanë kaluar 23 vjet e po ngritën aktakuza për të dyshuar për kryerjen e Masakrës së Izbicës, Thaçi është i habitur me atë se çka po i servon drejtësia, që e kërkon çdo ditë.
“Për që del shqiptar qashtu me ba. Unë isha gri e kisha thanë kurrë për jetë nuk ka asi njerëz. Po paska gjithçka”, shprehet Thaçi.
Megjithatë, shpresat se një ditë drejtësia e munguar për më shumë se dy dekada do të vendoset, janë shuar për 76 vjeçarin, që i mbijetoi një prej masakrave më të mëdha të kryera në Kosovë.
“Nuk ish ashtu. Unë kam thanë që ka drejtësi, po nuk kish. Me femra, i kanë kallë, i kanë masakrua, tana të zezat na i kanë ba edhe prap lypin luftë, thonë nuk i kemi ba ne”.
Të martën Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj një shqiptari, nën dyshimin për krime lufte në Izbicë.
Në këtë fshat, fund marsin e 99-ës, 130 civil shqiptarë u ekzekutuan, masakrës i mbijetuan 12 persona.
Top Channel