Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit
Florian Marku shkëlqen në ringun ‘Utilita Arena’ të Newcastle.
Boksieri shqiptar arriti të mbrojë titullin e tij në kategorinë IBF pasi mundi uellsianin Chris Jenkins duke e çuar bilancin e tij në 11 fitore dhe 1 barazim. ishte një duel që boksieri shqiptar e dominoi duke e mbyllur shumë shpejt, pas vetëm 4 raundeve teksa hodhi kundërshtarin e tij në Knock out.
3500 persona ishin të pranishëm në këtë përballje, një pjesë e mirë e të cilëve ishin shqiptarë dhe Florian marku nuk i zhgënjeu aspak bashkëkombasit e tij. Në dy raundet e para u pa që të dy boksierët ishin të kujdesshëm, ndërkohë që në raundin e tretë Marku pësoi një të çarë në vetull pas përplasjes me kundërshtarin e tij. Ishte pikërisht ky moment kur Marku vendosi të marrë frenat e duelit në dorë duke shtuar goditjet në drejtim të Jenkins dhe në raundin e katërt e hodhi në Knockout duke i dhënë fund kësaj ndeshjeje pas vetëm 10 minutash dhe entuziazmi i shqiptarëve të pranishëm në Utilita Arena ishte në nivelin më të lartë.
Edhe pse mori një fitore të shkëlqyer, Florian Marku nuk u tregua shumë euforik teksa shfaqi respektin për kundërshtarin e tij, gjë që nuk e pengoi të ftojë në sfidë një emër me peshë të boksit si Amir Khan
Florian Marku: Para së gjithash, dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë anembanë botës, gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit!Kam respekt për Chris Jenkins, ai pranoi të ndeshej me mua. Doja t’ju tregoja që nuk kam ardhur me fat deri këtu, unë jap zemrën time kur ngjitem në ring. Sot më ka çarë në kokë. Unë ende po mësoj. Tani dua që i radhës të jetë Amir Khan”.
Top Channel