Atentat në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, gjendet i pajetë brenda makinës 35-vjeçari
03/04/2022 23:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një person ka mbetur i vrarë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Ndaj mjetit të një 35-vjeçari është qëlluar disa herë me armë, e si pasojë i riu nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.
Aktualisht, dyshohet edhe për një person të plagosur.
Fillimisht policia ka dyshuar per aksident pasi mjeti është gjetur i ndaluar jashtë rruge pasi ka humbur drejtimin por pranë vendngjarjes janë gjetur gëzhoja.
Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit, pasi ende nuk ka një autor.
Top Channel