Këngëtarja Annie Lennox, 67 vjeçe, poston foton e guximshme pas shakave së komentuesve se ‘nuk njihej më’ (fotot)

02/04/2022 21:44

Kantautorja legjendare skoceze Annie Lennox ka shpërndarë së fundmi një foto të vetes me komentin ‘aging but still raging’ (Duke u moshuar,por ende e tërbuar), pas famës që mori në rrjetet sociale një meme që kishte në qendër faktin se ajo nuk njihej më prej viteve të famës.

Këngëtarja 67-vjecare e grupit Eurythmics i kërkonte më pas ndjekësve të saj: “Mos e shikoni fare, cila është kjo?”.

Dhe fansat vërshuam me komente në mbrojtje të Lennox duke vlerësuar këngët e saj si  Sweet Dreams, dhe duke komentuar: “Nuk ka nevojë të mendohesh. Ajo nuk ka ndryshuar fare për thuajse 40 years. Annie Lennox”.

Të tjerë ngrinin lart suksesin ndërkombëtar të Annie gjatë viteve 80-të me Eurythmics, para se ajo të niste karrierën ‘solo’.

Megjithse Annie ka vijuar të prodhojë muzikë vitet e fundit, si pjesa në piano Lepidoptera në 2019, ajo ka qëndruar larg famës dhe është fokusuar në fushata bamirësie apo aktivizëm social.

Në vitin 2020, Annie tregoi se po regjistronte disa këngë të reja, teksa ishte në izolim me bashkëshortin Mitchell Besser, dhe bijën Lola. Ajo tregonte se izolimet e rënda të virusit ishin lënduese për të dhe se përpiqej të bënte muzikë për të ngritur moralin.

Këngëtarja e Sweet Dreams shkruante: “Vendosa të shikoj prapa te krijimet e mia dhe të punoja me to, me piano sepse nuk kisha mikrofon. Kam disa ide për këngë të reja që i këndoj në mënyrë akustike, i regjistroj dhe më japin qetësi”.

Ndërsa për izolimet ajo shkruante: “Kaloja nga dëshpërimi absolut në motivim të fortë. Nganjëherë jam aq e lodhur sa duhet të shtrihem, ndërsa ditën tjetër qaj për kohë të gjatë sepse e kuptoj se masa e kësaj gjëje është thjesht e pamasë”.

FOTO GALERI
1/5
Kantautorja legjendare skoceze Annie Lennox ka shpërndarë së fundmi një foto të vetes me komentin 'aging but still raging' (Duke u moshuar,por ende e tërbuar)

Top Channel