Ardian Bujupi ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Tranova”. Në klipin e këngës ka marrë ish konkurrenten e Për’puthen, Jasmin Kadriu, e cila duket tepër sensuale.

Ajo kërcen krah artistit ndërsa duket ndryshe nga koha kur ishte në program pasi ka humbur disa kilogramë. Që kur dolën pamjet e para të klipit u përfol se kanë nisur një histori dashurie, por duket se janë thjesht miq.

Madje në një nga postimet e Ardian Bujupit, artisti shfaqet pranë Sabrine Khan, e cila kërcen nën ritmet e këngës së tij të re.

Mbetet e paqartë nëse Ardiani dhe Sabrine janë sërish bashkë, apo takohen vetëm për çështje pune.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel