Ky është pallati 5 katësh në Kuçove që rrezikoi jetën e një 17-vjeçare, e cila teksa po kthehej nga shkolla u godit nga një depozitë që ra si pasoje e ererave te forta.
“Duke ardhur nga shkolla çupa fluturoi depozita dhe e kapi çupën edhe e moren e çuan ne spital këtu ne Berat. Po qe bosh depozita fluturon, ajo ka qenë bosh prandaj ka fluturuar.”
17-vjeçarja pësoi fraktura në trup dhe u dërguan në spitalin e Beratit aty ku kreu dhe një ndërhyrje të lehtë. Tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa mjekët e kanë nxjerrë dhe nga spitali.
Por depozitat mbi pallate janë një rrezik konstant për banorët. Ata vetë u shprehën të shqetësuar, si për depozitat metalike ashtu dhe për ato plastike.
“Ato kallçuket janë të rrezikshme sepse ato shpohen, edhe njerezit janë në Greqi janë të padispunueshme, ato i fluturon era edhe kë të kapi pastaj. Po si nuk kemi frike , nga çdo gjë kemi frike.
Ato i rëndojnë dhe pallatit, se unë jam vet kat i peste.”- thanë banorët.
Nese do të kishin ujë 24 orë, banorët ne Kucovë thonë se do ti hiqnin menjëherë depozitat nga tarracat, për të cilat nuk ka kontrolle nëse janë të sigurta.
“Kudo në qytetin e Kuçovës sheh mbi pallate depozita. Kjo është zgjidhja që kanë gjetur në mungesë të ujit 24 orë por duket si një problematikë e shtuar për qytetin.”
Top Channel