Bulqizë/ Përdoreshin për biznes, policia ndërhyn për lirimin e ambienteve të Pallatit të Kulturës

01/04/2022 08:51

Policia e Bulqizës ka ndërhyrë për lirimin e ambienteve të pallatit të kulturës që përdoreshin për biznes.

Mëngjesin e sotëm ka ndërhyrë policia lokale për lirimin e ambienteve të pallatit të kulturës që përdoreshin për biznes. Të pranishëm ishin edhe forca të FNSH së Shkodrës, por nuk pati rezistencë.

Edhe pse bashkia Bulqizë kishte njoftuar rreth një muaj më parë pronarët  e lokaleve për lirimin e ambienteve të cilat përdoreshin për biznes nga pronarët që ushtronin aktivitetin nuk është marrë parasysh.

Aksioni për lirimin e ambienteve filloi në orën 04.30 të mëngjesit. Një prej pronarëve që kishte biznesin me qera bërtet i revoltuar duke thënë:

“Kam 5 fëmijë për të mbajtur me bukë. Mos e merr personale. Mbaje mend, ta kam treguar një herë unë ty.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA