Alesja Bami në ‘Ëndërrtjerrësit’: Sprova më e madhe për mua ka qenë ‘Proçesi Sportiv’

01/04/2022 22:11

Ndër personazhet më të rinj në moshë në Top Channel, është edhe moderatorja Alesia Bami, e cila mbrëmjen e sotme tek ‘Ëndërrtjerrësit’ ka shprehur momentet e saj më të bukura dhe më të sikletshme që ka përjetuar gjatë karrierës së saj.

Ajo tha se periudha e saj më e sikletshme në televizion ka qenë tek ‘Proçesi Sportiv’ pasi ishte një fushë e re për të dhe ishte i gjithë emisioni live.

Alesja Bami: Kur kam qenë 19-vjeç kam marrë propozimin të jem pjesë e së ‘Diellës’. Kishte shumë të rinj dhe kjo është gjë për tu vlerësuar në ‘Top Channel’, sepse i japin mundësi të rinjve.  Momenti më i bukur në rrugëtimin tim ishte ‘Escape’ me Flor Gjinin pasi ishte fillimi im, sepse nuk kisha eksperiencë në këtë fushë.

Flori Gjini: Alesja ka humor të paparë, i them gjithmonë nxirre edhe gjatë moderimit mos rri kaq e urtë.

Alesja Bami: Megjithatë sprova më e madhe për mua ka qenë tek Procesi Sportiv pasi ishte edhe live.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA