Numri i lartë i qytetarëve që kërkojnë abone kanë krijuar kaos në pikat e shitjeve.

Pamjet tregojnë se si njerëzit shtyhen me njëri-tjetrin për të përfituar abone.

Kryesisht janë studentët ata të cilët kërkojnë të përfitojnë abone duke pritur në radhë pasi abonetë e studentit janë në numër të reduktuar.

Nuk është hera e parë që krijohet kjo lloj situate në kioskat e vendosura nga bashkia.

Të rinjtë preferojnë të qëndrojnë në radhë dhe të marrin abone sepse ajo do t’i ndihmojë në reduktimin e shpenzimeve në një kohë kur çmimet e produkteve të shportës janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.

Pavarësisht situatave të përsëritura për marrjen e aboneve, akoma nuk ka një përmirësim të gjendjes në pikat e shitjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA