Pesë persona janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur palestinez në një periferi të qytetit izraelit të Tel Avivit, sulmi i tretë brenda një jave.

BBC shkruan se sulmi ndodhi në Bnei Brak, një nga zonat më të populluara hebreje të vendit.

Dëshmitarët e ngjarjes thanë se personi i armatosur u qëllua për vdekje nga policia izraelite.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në Bnei Brak treguan autorin të veshur me të zeza duke qëlluar mbi njerëzit me pushkë në një rrugë dhe duke vrarë shoferin e një makine që kalonte.

Policia tha se një oficer që qëlloi të armatosurin ishte në mesin e të vrarëve.

Sulmuesi është identifikuar si një palestinez 26-vjeçar nga një fshat afër Jeninit, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, i cili më parë kishte qenë i burgosur në Izrael.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett mbajti një takim urgjent sigurie dhe kabineti i tij i sigurisë do të mblidhet këtë të mërkurë.

“Izraeli po përballet me një valë të terrorizmit vrasës arab. Forcat e sigurisë po veprojnë. Ne do të luftojmë terrorin me këmbëngulje, kokëfortësi dhe grusht të hekurt”, tha ai.

Edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, e dënoi sulmin.

Kjo dhunë është e papranueshme. Izraelitët, si të gjithë njerëzit në mbarë botën duhet të jetojnë në paqe dhe pa frikë”, tha ai.

Siguria tashmë ishte rritur në të gjithë Izraelin dhe në Bregun Perëndimor pas dy sulmeve të mëparshme.

I pari u krye nga një arab izraelit i cili kishte planifikuar t’i bashkohej grupit të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe kishte vuajtur një dënim me burg për krime sigurie. Sulmuesi vrau një çiklist,  më pas theri me thikë tre persona për vdekje jashtë një qendre tregtare në qytetin jugor të Beersheba.

Pesë ditë më vonë, dy arabë të tjerë izraelitë hapën zjarr në një stacion autobusi në qytetin verior të Hadera, duke vrarë dy oficerë policie.

Të tre sulmuesit u qëlluan për vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA