Braziliani që shkoi të luftonte në lindje të Ukrainës, refuzon luftën për t’u bërë murg (fotot)

30/03/2022 17:40

37 vjeçari Rafael Lusvarghi, nga Brazili ishte interesuar prej kohësh për Rusinë, prandaj kishte vendosur të shkonte të luftonte kundër atyre që njiheshin si “fashistë” në lindje të Ukrainës. Por për fat të mirë ai tashmë ka hequr dorë dhe është bërë murg.

Pas aderimit me forcat pro-ruse ai përfundoi duke jetuar në një manastir, pas akuzave për terrorizëm ndërkombëtar, shkruan britanikja Daily Star.

Republika rusofone e Donetsk në lindje të Ukrainës e përshkruan luftën e saj si “përpjekje kundër fashizmit”, në një përshkrim ideologjik për të tërhequr sa më shumë simpatizantë të luftojnë me ta.

Mes tyre në shtator 2014, ishte dhe Rafael Lusvarghi, i cili fliste mirë rusisht dhe u kthye në një simbol të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

37-vjeçari nga Sao Paulo, qëndroi për disa kohë i burgosur në manastirin e Svyato-Pokrovskyy në Kiev pa arrestimit dhe akuzave të terrorizmit.

Babai i dy fëmijëve me origjinë nga Hungaria, ka luftuar me Legjionin e Huaj të Francës për tre vjet para se të punonte për policinë ushtarake në Brazil.

Ai i ishte bashkuar më parë rebelëve të majtë anti-amerikanë FARC në Kolumbi por ka thënë se grupi “nuk kishte organizim dhe ambicje”.

Rafael e përshkruan veten si “luftëtar”, “Stalinist” dhe “i majtë”, teksa ka dhënë disa intervista me mediat separatiste në Donetsk, ku shpejgonte se ka ardhur aty të luftojë “fashizmin.”

Pas kapjes, një gjykatë në Kiev e dënoi atë me 13 vjet burg për terrorizëm siç quheshin sipas ligjit vendasit tentativat për krijimin e republikave të pavarura në Donetsk e Lugansk.

Por në 2017 avokati i tij Daniel Eduardo Candido, ndryshoi vendimin duke thënë se klienti i tij ishte torturuar për të dhënë rrëfime të rreme në burg dhe Rafael u lirua në 2017, pas një vit e gjysmë burg.

Por pa pasaportë ai nuk dilte dot nga vendi dhe më në fund në maj 2018 ai u gjet në manastirin Holosiiviskyy pranë Kievit.

Ai u bë i interesuar në besimin ortodoks dhe nisi të lutej pa pasur mundësi të kthehej në Brazil ose në republikat lindore.

Lusvarghi u lirua më në fund në kuadër të një këmbimi të burgosurish mes Ukrainës dhe republikave lindore në dhjetor 2019.

Rafael u kthye më pas në Brazil, por dhe aty u arrestua për zotërim armësh dhe municioni, dhe u dënua me disa vjet burg.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA