Një zinxhir i tmerrshëm aksidentesh në një autostradë të mbuluar nga dëbora ka lënë të paktën tre të vdekur dje në Pennsylvania, me dhjetra mjete të shkatërruara, në ato që mediat vendase përshkruanin si ‘skena lufte’.
Raportimet flisnin për përplasje të pandalura pas atyre fillestare, shpërthime dhe shoferë që dilnin nga makinat e tyre për t’iu shmangur goditjeve.
Përplasja kishte përfshirë rreth 30 automjeteve mes të cilave pesë kamionë, dhe ndodhi në autostradën Interstate 81 mëngjesin e sotëm.
Të paktën tre njerëz kishin humbur jetën sipas rrjetit lokal WKOK radio.
Shikueshmëria përkeqësohej nga dëbora dhe mjegulla teksa aksidenti kishte bllokuar të gjitha daljet e segmentit të autostradës , shkruanin autoritetet e transportit në Pennsylvania.
Në pamjet video të publikuara në rrjet shiheshin njerëz që dilnin nga automjetet e tyre për të shpëtuar nga makinat që vinin drejt tyre jashtë kontrolli.
Pamjet përfshinin të paktën një kamion që rridhte naftë. Tym i zi shihej në vendin e një shpërthimi ku po punonin grupe e emergjencës.
Autoritetet qëndruan në skenën e përplasjes masive deri pasditen e të hënës, raportonte rrjeti vendas Skook News, i cili shtonte se mjekësia ligjore ishte gjithashtu e pranishme.
Top Channel