Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Kralji ishte i pranishëm në dorëzimin e 206 banesave të bllokut të dytë për qytetarët që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit. Sapo mori fjalën, dukej qartë që kishte emocionet dhe foli shkurt për t’i kaluar fjalën zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
“I nderuar kryeministër Edi Rama, i nderuar zv.kryeministër Arben Ahmetaj. Në dhjetor ishim së bashku kur inaguruam bllokun e parë dhe dorëzuam çelësat. Të shikoja se si mbusheshin apartamentet dhe merrnin jetë, ka qenë satisfaksion shumë i madh.
Tërmeti ishte sfida jonë e madhe dhe si cdo sfidë sjell sfidën dhe dyshimin. Më falni për emocionet. Përveç se qeveria dhe kryeministri jonë garantoi që askush nuk do të mbetej vetëm. Ju faleminderit të gjithëve. Ftoj zv.kryeministrin për fjalën”, tha Kralji.
Top Channel