Logo e kompanisë Apple, tashmë e famshme në të gjithë botën, duket se është krijuar nga një makineri, por një vëzhgues symprehtë në rrjetin TikTok, ka zbuluar se është në fakt një “iluzion që përdor një seri rrathësh të përkryer”.

Pra logoja që zbukuron çdo iPhone, Mac e iPad nuk është fare ajo që duket por një iluzion optik që e kishin pasur prej vitesh nën hundë dhe nuk ishte kuptuar.

Dizenjatori i njohur në rrjetin TikTok , Thomas Stevens ka zbuluar së fundmi në një video mënyrën e saktë sesi është krijuar Apple logo, duke pretenduar se përbëhet vetëm nga rrathë të përkryer, në kundërshtim me pretendimet se bëra nga dizenjatori Rob Janoff.

Stevens tregon fillimisht sesi ndërtohet ‘kafshimi’ i mollës në formë rrethi, dhe më pas një seri rrathësh të tjerë kombinohen për të krijuar bishtin e mollës, dhe harqet e tjera të frytit.

Disa pretendonin se Apple tentonte të përdorte ‘të përpjesshmen e artë’ në dizajnin e saj, që është raporti matematik e gjeometrik i gjetur në krijimet e natyrës që shpesh krijon dizajnet më të kënaqshme për syrin e njeriut.

“Edhe logo e Windows është e krijuar me kuadrate të përkryer,” shkruante një përdorues duke iu referuar logos në formë dritareje të Microsoft.

Qoftë kjo apo jo e vërtetë, dizajneri  Rob Janoff, thotë se e ka krijuar atë duke prerë copa nga një mollë e vërtetë e duke i mbledhur më pas së bashku.

FOTO GALERI
2/3
Dizenjatori i njohur në rrjetin TikTok , Thomas Stevens ka zbuluar së fundmi në një video mënyrën e saktë sesi është krijuar Apple logo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA