Janë publikuar sot në Izrael pamjet e një sulmi të dy operativëve kamikazë të ISIS që më automatikë vranë kryen mbrëmë dy ushtarë të rinj të forcave izraelite në qytetin Hadera.
Policia tha se sulmuesit, të identifikuar si dy kushërinj palestinezë të njohur gjithashtu si operativë të ISIS, u vranë nga oficerë të anti-terrorizmit që gjendeshin rastësisht në zonë.
Grupet e emergjencës thanë se dy ushtarët izraelitë, një djalë e një vajzë, humbën jetën në sulm ndërsa katër njerëz të tjerë u dërguan në spital dhe dy u trajtuan në vendngjarje për plagë të lehta.
Sulmuesit kishin pritur për autobuzin që të kalonte në rrugën Herbert Samuel dhe kishn hapur zjarr, thanë mediat vendase.
Por dy policët civilë rastisën që darkonin në një restorant aty pranë dhe vepruan për të neutralizuar terroristët, tha policia izraelite.
Terroristët u identifikuan si kushërinjtë arabë Ibrahim e Ayman Agrabia nga Umm El Fahm, një qytet me shumicë palestineze në veri të vendit.
Lëvizja islamiste Hamas, e cila qeveris në qytetin palestinez të Gaza, lavdëroi sulmin duke e quajtur ‘operacion historik’ dhe ‘reagim legjitim ndaj krimeve të Izraelit kundër popullit tonë’.
Grupi ‘Islamic Jihad’, një tjetër lëvizje palestineze e Gaza, e quajti sulmin “një mesazh elokuent nga populli ynë kundër tentativave për të në thyer vullnetin”. /Daily Mail/
Top Channel