Kryebashkiaku i Londrës thirrje qeverisë: Lehtësoni ardhjen e refugjatëve

26/03/2022 18:18

Kryebashkiaku i Londrës është zënë ngushtë nga përgjigja e Britanisë së Madhe për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha se qeveria britanike duhet “të bëjë shumë më të lehtë” që refugjatët të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

CNN tha se në një intervistë Khan shtoi se është “i zënë ngushtë” nga përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar duke e krahasuar me vendet e tjera të Europës për çështjen e refugjatëve.

Ka një shkëputje midis veprimeve të britanikëve dhe veprimeve të londinezëve dhe veprimeve të qeverisë sonë dhe atyre në Parlament, siç keni parë njerëz në të gjithë vendin, përfshirë në Londër, duke hapur shtëpitë e tyre për refugjatët ukrainas. Ju keni parë bujarinë masivë në lidhje me donacionet“, tha Khan.

Pavarësisht se marshoi së bashku me protestuesit e tjerë ai e konsideroi ardhjen e ukrainasve të vështirë.

Khan mori pjesë në marshimin e Londrës “Stands With Ukrainë”  për të protestuar kundër sulmeve ruse në Ukrainë.

Sipas Agjencisë  së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët  mbi  3.7 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA