Zvicra ka miratuar sanksione të tjera kundër Rusisë në përputhje me paketën e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian, njoftoi këtë të premte Këshilli Federal i Zvicrës, sipas CNN.
“Vendimi i Këshillit Federal i 25 marsit do të thotë se Zvicra mbetet në përputhje me masat e vendosura nga BE më 9 dhe 15 mars në përgjigje të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë. Më 16 mars, Zvicra kishte miratuar tashmë listën e zgjeruar të personave dhe subjekteve që u nënshtrohen sanksioneve financiare të vendosura nga BE-ja”, thuhet në një deklaratë nga këshilli.
Zvicra ka ndaluar eksportimin e disa mallrave dhe shërbimeve për sektorin energjitik rus.
“Eksporti i mallrave dhe shërbimeve përkatëse për sektorin energjetik rus tani është i ndaluar. Ndalohet gjithashtu pjesëmarrja në biznese aktive në sektorin e energjisë dhe dhënia e kredive apo burimeve të tjera financiare për biznese të tilla”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë thuhet se ndalohet importimi i hekurit dhe çelikut nga Rusia, duke përfshirë edhe mallrat luksozë.
“Ndalohet importi i mallrave të hekurit dhe çelikut nga Rusia, ose me origjinë nga Rusia, si dhe ndalimi i eksportit të mallrave luksoze dhe mallrave të lundrimit detar në Rusi. Në sektorin financiar ndalohen transaksionet me kompani të caktuara shtetërore dhe ofrimi i shërbimeve të vlerësimit të kredisë”, thuhet në të.
Megjithatë, Këshilli Federal ka vendosur të lejojë disa “përjashtime nga sanksionet financiare për qëllime humanitare.
Këshilli gjithashtu tha se kishte marrë vendimin për të mos zbatuar masën e BE-së, për pezullimin e transmetimit të përmbajtjeve nga disa media ruse.
“Pavarësisht nga fakti se këto media përdoren për të përhapur propagandë dhe dezinformim të synuar nga Federata Ruse, Këshilli Federal është i mendimit se është më efektive që deklaratat e pavërteta dhe të dëmshme t’i kundërvihen me fakte në vend që të parandalohen që ato të transmetohen”, tha këshilli.
Top Channel