Seanca e Kuvendit nis me debat/ Spaho kërkon ndryshim të rendit të ditës, Balla: Të gjithë e keni pak Sali brenda

24/03/2022 10:15

Seanca e Kuvendit këtë të enjte ka nisur me debat të ashpër për rendin e ditës.

Deputeti Edmond Spaho ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës, që seanca të nisë me interpelancën me kryeministrin Edi Rama të kërkuar nga një grup deputetësh dhe jo mocionin për çmimet, kërkuar nga deputeti Enkeled Alibeaj.

“Seanca të nisë me interpelancë jo mocion”, tha Edmond Spaho.

Këtë e ka kundërshtuar kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili tha se rendi do të ndryshojë vetëm nëse votohet nga dy të tretat e sallës.

“Keni të gjithë nga pak Sali nga brenda. Që të ka hyrë të ka hyrë,  po mos e lër të të shkojë lart. Seanca e ditës së enjte do jetë në dy pjesë, çështja e mocionit me debat kërkuar nga një grup i opozitës dhe seanca e dytë me çështjet që kërkohen. Në orën 10 fillon një seancë që ka për pikë të parë këtë çështje. Kjo është një traditë parlamentare, megjithatë ju keni depozituar një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Duhet të siguroni dy të tretat e sallës që të realizohet”, tha Taulant Balla.

Edhe kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte në një mendim me Ballës, që seanca të nisë me mocionin për çmimet.

“Unë kam kërkuar në pikë të parë atë që prek më shumë qytetarët, diskutimin  e çmimeve”, tha Alibeaj.

“Je bërë zëdhënësi i opozitës, mos të ka hyrë frika nga Berisha?”, iu kundërpërgjigj Spaho.

”Rendin e ditës që e keni hartuar me stafin tuaj e keni bërë në kundërshtim me rregulloren. Ka një nen mbi të cilën bazohet kërkesa ime. Më vjen  keq që për çështje që i takojnë opozitës dilni dhe bëni mbrojtësin. Çështja e interpelancës dhe debatin s’ka të bëjë fare me PS-në. Pse lejoni që të dalë Taulant Balla e të flasë për grupin që ka kërkuar? Ku e keni katandisur kuvendin që edhe për një çështje të tillë imponoheni, në thyerje flagrante të rregullores, turp”, tha Spaho.

Mbledhja e Kuvendit ne seancë plenare te dates 24.03 .2022, ora 10:00

  1. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
  2. Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 17.03 .2022.
  3. Njoftime.
  4. Diskutim per mocionin per zhvillimin e debatit ne lidhje me rritjen e pergjithshme te cmimeve dhe marrjen e masave te menjehershme, kerkuar nga deputeti Enkeled Alibeaj me cilesine e Kryetarit te grupit parlamentare.
  5. Interpelance me Kryeministrin Z. Edi Rama kerkuar nga nje grup deputetesh.
  6. lnterpelance me Ministren e lnfrastruktures dhe Energjise Znj. Belinda Balluku kerkuar nga deputetet Albana Vokshi dhe Flamur Noka
  7. Pyetje nga deputeti Petrit Vasili per Ministrin e Brendshem, zotit Bledar Cuci
  8. Projektligj “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne marreveshjen e pjesshme te zgjeruar per rruget kulturore, miratuar me rezoluten CM/RES (2013) 66”
  9. Projektligj ” “Per miratimin e program it te statistikave zyrtare per vitin 2022-2026” .
  10. Diskutime per çështje jashtë rendit të ditës .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA