Sulme të rënda fizike ndaj ‘civilëve, vjedhësve apo sabotatorëve’ mes ‘drejtësisë’ së kaosit në Ukrainë (fotot)

23/03/2022 21:37

Në pamje të rënda të shparndara në rrjetet sociale nga Ukraina po shihen banorë vendas nganjëherë gra e fëmijë, të lidhur, të zhveshur apo të rrahur, në ato që duken si sulme vetëgjyqësie “vullnetarësh”, në mungesë të rendit civil.

Që prej nisjes së pushtimit muajin e kaluar kanë ardhur raportime për turpërime publike dhe dënime që jepen nga vetë qytetarët për njerëz të akuzuar si ‘grabitës apo sabotatorë’.

Në disa prej këtyre imazheve britanikja  Daily Mail shkruante se tregonin “sesi ukrainasit po luftojnë kundër kriminelëve në mungesë të ligjit”.

Por në një seri pamjesh shihen dënime ekstreme trupore që jepen ndaj viktimave të lidhura nga grupe në dukje paramilitare  dhe anëtarë të publikut, që nuk kuptohet objektivi qëllimi.

Një video e shpërndarë me shpejtësi në rrjetin Twitter mori miliona klikime pas publikimit nga përdoruesi “Juan Sinmiedo” të dielën.

Ai shkruante: “Qindra civilë po dënohen për arsye të ndryshme në Ukrianë nga grupet paramilitare dhe garda kombëtare. Tortura, abuzime e turpërime, edhe të mitur dhe vajza”.

“Nuk ka motive të qarta për këto abuzime por të gjithë viktimat etiketohen si ‘grabitës’ dhe mes tyre mund të përfshihen të dyshuar për simpati me rusët apo njerëz që kërkojnë ushqim  për të mbijetuar.”

Publikuesi shtonte: “Ne nuk i dimë arsyet e vërteta të kësaj sjelljeje por duket qartë që është kundër konventave të të drejtave njerëzore. Nuk ka justifikim për këtë”.

Në një video, shihen një burrë dhe një i ri të lidhur me ngjitëse në një shtyllë elektrike, me fytyrat e kyçet e këmbëve të lyera në ngjyrë jeshile (twitter )

Në një tjetër shihen një çift i lidhur në një pemë, të zhveshur nga mesi e poshtë , teksa një grua më e moshuar i rreh me shkop.

Marko Pavlyshyn, Profesor studimesh ukrainase në universitetin Monash në Melbourne, tha se pamjet ishin shume të rënda dhe praktikat ishin të përçmueshme.

Ai tha se te viktimat shihej shpesh ne etiketime fjala “maroder” (мародер), që do të thotë “grabitës” si në rusisht dhe në gjuhën ukrainase.

Duke analizuar pamjet Pavlyshyn tha se “nuk shoh apo dëgjoj gjë në video që mbështet faktin se viktimat po dënohen për simpati me Rusinë, se nuk duan të luftojnë kundër Rusisë”.

“Në një prej videove personi po rrihet sepse kishte tentuar t’i vinte zjarrin diçkaje që nuk arrij ta identifikoj nga ana fonetike e folësit”, shtoi ai, sipas rrjetit australian news.com.au

FOTO GALERI
2/6
Mes viktimave shiheshin fytyrat e kyçet e këmbëve të lyera në ngjyrë jeshile

Top Channel