Sara Mila zbulon në “Goca dhe Gra” prapaskenat e jetës së saj politike: Teatër jo i bukur, nuk është aq tragjike sa duket 27/03 22:34
Në studion e “Shqipëria Live” Bruno tregoi planet që ka për të ardhmen duke theksuar se do të jetë pjesë e ekranit.
Ai tregoi se më përpara është marrë me modeling dhe tani do të merret më shumë me pjesën e moderimit duke iu përkushtuar më shumë.
Teksa Bruno fliste, një fragment i Florjanës vuri në pah xhelozinë e saj.
“Si moderator le të vazhdojë për modeling jo”, u shpreh Florjana.
Me sa duket Florjana ka filluar të ndërhyjë në zgjedhjet e Brunos pasi modelingu është një ndër gjërat që ajo nuk do të shohë tek Bruno.
Çifti duket se ka gjetur rrugën e përbashkët duke arritur në kompromise. Ky ishte një rast i cili ndodhi live ku Bruno përveç se nuk e kundërshtoi por edhe mbështeti mendimin e saj.
Top Channel