Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk ka pranuar kërkesën për rekurs të Luan Dacit kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në vendimin e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha thuhet se nuk mund të pranohet, pasi rekursi parashikohet si një mjet ankimi, e për rrjedhojë heqja dorë prej tij sjell mospranimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji) vlerëson se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar legjitimohet në kërkesën për heqjen dorë nga rekursi, pasi rekursi me të cilin është investuar Gjykata e Lartë është paraqitur prej saj.

24.Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në seancë gjyqësore, e gjen të bazuar në ligj kërkesën për heqjen dorë nga rekursi.

25.Në këto rrethana, Kolegji arrin në përfundimit se rekursi nuk mund të pranohet, konkluzion ky që vjen në zbatim të shkronjës “ç” të pikës 1, të nenit 420 të K.Pr.Penale, ku është përcaktuar se: “Ankimi nuk pranohet kur është hequr dorë prej tij”. Gjithashtu, në nenin 407, paragrafi 3 të K.Pr.Penale, rekursi parashikohet si një mjet ankimi, e për rrjedhojë heqja dorë prej tij passjell mospranimin e rekursit në Gjykatën e Lartë”, thuhet në vendim.

Daci është shpallur fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Daci akuzohet per falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. Gjykata e dënoi Dacin për faktin se kishe fshehur shkarkimin nga detyra në 1997 duke arritur që të bëhet anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA