Vijojnë zjarret edhe në Kukës.

Mbrëmjen e sotme një vatër zjarri ka rënë në lagjen Imere, fshati Kalis, njësia administrative Kalis.

Vatra është  përhapur për shkak edhe të erërave të forta.

Mësohet se banorët e fshatit si dhe punonjësit e njësisë administrative po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit.

Fshati Kalis ka një terren të thyer malor dhe është një ndër fshatrat e largët që ka bashkia e Kukësit në territorin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA