Nëna e dy fëmijëve pi në festë dhe porosit taksinë $5000 për të shkuar ‘të ndihmojë’ në Ukrainë (fotot)

21/03/2022 21:37

Të gjithëve na ka ndodhur që pas një mbrëmje zbvitjeje kemi rezervuar një taksi të shtrenjtë për të shkuar në shtëpi në vend të autobuzit ose trenit.

Por në rastin e Leoni Fildes ngjarja ishte pak më shokuese pasi të nesërmen banka e telefonoi  për ta njoftuar se kompania e taksive kishte tentuar disa herë të merrte 5000 dollarë nga llogaria e saj.

34-vjeçarja kishte festuar një ditëlindje të shtunën më 5 mars, por duke u zbavitur biseda ishte bërë serioze dhe shoqet kishin nisur të diskutonin për luftën në Ukrainë.

Kështu që nëna e dy fëmijëve Leoni pasi kishte “hedhur” disa gota xhin e Sambuca, vendosi të porosiste taksi drejt vendit të luftës “që të shkonte të ndihmonte”.

Leoni tregon: “Jam 34 vjeçe, duhet ta kisha menduar më mirë. Ditën tjetër kur u kujtova që e kisha bërë vërtet u shokova. Më telefononte banka pasi besonin se po përdorej karta ime ilegalisht. Grupi i taksive kishin tentuar nëntë herë të merrnin paratë nga llogaria”.

Gruaja thotë se ishte çliruar që nuk kishte para të mjaftueshme në llogari ndryshe nuk e dinte çfarë do të kishte ndodhur.

“Kisha dalë me shoqet e mia në Swinton, dhe ra biseda për luftën në Ukrainë. I dashuri im është ushtarak dhe po thoja që nëse ai shkon, do të shkoj edhe unë. Pasi pimë dhe disa pije kërkonim taksi për t’u kthyer në shtëpi. Ata nuk sillnin dot një taksi për të shkuar në shtëpi qe ishte 10 minuta larg, por kur i thamë me shaka për në Ukrainë u treguan të gatshëm”.

Një zëdhënës i kompanisë tha: “Porosia e ushëtimit nuk u bë me sukses dhe po hetojmë ende për të kuptuar çfarë ndodhi”. /Metro.co.uk/

FOTO GALERI
1/3
34-vjeçarja kishte festuar një ditëlindje të shtunën më 5 mars, por duke u zbavitur biseda ishte bërë serioze dhe shoqet kishin nisur të diskutonin për luftën në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA