Ish-spiunia tregon si mësohej të joshte ‘kokë e këmbë’ objektivin në akademinë ushtarake ruse (fotot)

21/03/2022 15:55

Një shefe agjencie marrëdhëniesh me publikun që pretendon se punonte për qeverinë ruse tregon së funmi se si i mësoheshin teknikat seksuale në akademi për të arritur objektivat e joshjes së personave me interes.

37 vjeçarja Aliia Roza, e lindur në kohën e BRSS, thotë se është stërvitur për t’u bërë agjente sekrete në një akademi ushtrake pranë Moskës kur ishte vetëm 18 vjeç, shkruan britanikja The Sun.

Ajo thotë se është dërguar më tej në misione të vërteta kur ishte në të 20-at për t’u infiltruar në bandat e trafikut të drogave dhe të njerëzve, para se prej problemeve u detyrua të largohej nga vendi.

Ajo tha për të përditshmen The Sun: “Kur isha 18 vjeçe më dërguan në akademinë ushtarake ku kam studiuar të gjitha ato që quheshin ‘teknika speciale’”.

“Ata më mësonin si të joshja, të manipuloja e të bindja njerëzit (meshkujt), si të qëlloja me armë të ndryshme, e të bëja arte marciale për t’u kthyer në ushtarain e përkryer të fushëbetejës”.

“Hyra në akademi prej prejardhjes time familjare. Babai im ishte Hero i luftës së Dytë Botërore madje ka dhe emrin të shkruar në një monument në Stalingrad.”

“Kështu që ishte diçka e rëndësishme për familjen time, si njëfarë trashëgimie”.

Aliia thotë se ishte mes disa grave të zgjedhura për të bërë trajnimin si agjente speciale, dhe iu mësua se si të shfrytëzonte në maksimum pamjen e saj tërheqëse, mes të cilave dhe mësime specifike si të kryente veprime seksuale.

Ajo shpjegon: “Mund t’i tregoja çdo gruaje si të bënin burrat të binin në dashuri me dhe t’u propozonin për martesë”.

“Kur bën poza në biseda, në fillim i thua objekltivit se është shumë i mirë pas i thua se është shumë i ftohtë, dhe ai hutohet shpejt. Intriga, sekreti dhe misteri luajnë rol të madh, por duhet të jesh e zonja edhe në seks”, shton ajo.

“Na i mësonin të gjitha në akademi, jo vetmë duke na i thënë, edhe duke na treguar. Joshja është një strategji e planifikuar dhe kërkon kohë e durim. Edhe tërheqja seksuale është e rëndësishme sepse duhet të jesh dashnorja më e mirë, pasi ndryshe nuk mund të joshësh objektivin.

“Nëse objektivi nuk bëhet juaji atëherë nuk e merrni dot informacionin, sepse personi duhet të ketë besim te ju. Pra duhet të bëni personn të bjerë në dashuri me ju sepse duhet të ketë besim”.

“Dhe seksi është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies, më e rëndësishmja”.

Megjithse tregimi i saj duket si një histori e trilluar romanesh, Aliia thotë se në misionin e saj të fundit  u infiltrua në një bandë të fuqishme  trafiku duke joshur liderin e saj.

Ajo nuk tregonte emrin e drejtuesit të bandës por thotë se e bëri atë të binte në dashuri me të pasi e shënjestroi në një klub nate.

Informacioent që ajo mblodhi sollën disa aksione kundër bandës derisa Aliia u zbulua si agjente nga ndjekësit e kreut të bandës, të cilët e rrahën duke e lënë me një shenjë poshtë syrit të djathtë.

Pas paralajmërimeve për t’u larguar nga vendi ajo u vendos fillimisht në Turqi, më pas në Evropë e në SHBA.

Aliia – me origjinë nga Kazakistani i tregoi mediave foto nga ditët e saj të trajnimit, por nuk kishte prova konkrete për të vërtetura se kishte qenë spiune e Rusise.

Ajo ka ndryshuar emrin e saj dhe tashmë drejton një agjenci marrëdhëniesh me publikun.

Aliia thotë se tashmë jeton në një vilë $20 milionëshe në Beverly Hills me të dashurin e saj, të cilin nuk dëshironte ta prezantonte për arsye sigurie.

“Të jesh një agjent special do të thotë të mësosh të jetosh një jetë të dyfishtë, për shembull të prezantohesh si një mësuese apo doktoreshë dhe njerëzit duhet të besojnë që ti je vërtet e tillë”.

“Në akademi na mësonin si të jetonim këtë jetë të dyfishtë dhe të krijonim personazhin tonë, që njerëzit të na besonin 100%,” shton gruaja ish-spiune.

FOTO GALERI
3/3
Ajo shpjegon: “Mund t’i tregoja çdo gruaje si të bënin burrat të binin në dashuri me dhe t’u propozonin për martesë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA