Elitat ruse planifikojnë të përmbysin Putin nga pushteti, thotë inteligjenca ukrainase (fotot)

21/03/2022 17:43

Inteligjenca e Ukrainës ka thënë dje se një grup elitash ruse po komplotojnë për përmbysjen e presidentit rus Vladimir Putin për të ndaluar luftën dhe rivendosur lidhjet me Perëndimin.

“Helmim, sëmundje e papritur, aksident  — elitat ruse po marrin në konsideratë largimin e Putin,” thuhej dje në një postim në Facebook  të drejtorisë së inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Ministria pretendonte më tej se “njerëz me influencë” po bashkohen në Rusi për të “larguar Putin nga pushteti sa më shpejt të jetë e mundur, për të rivendosur lidhjet me Perëndimin pas luftës në Ukrainë”.

Agjencia e inteligjencës madje shtonte se Alexander Bortnikov, drejtori i shërbimeve federale të digurisë dhe anëtar i rrethit të ngushtë të Putin, po merret në konsideratë si një pasues i mundshëm.

Agjencia ukrainase pretendonte se Bortnikov e Putin kishin prishur lidhjet që kur Putin fajësonte atë për “keqllogaritje fatale” në avancimin e ngadaltë të ushtrisë në Ukrainë.

“Bortnikov dhe dikasteri i tij ishin përgjegjës për analizimin e situatës në Ukrainë dhe kapaciteteve të ushtrisë së saj”, shkruante drejtoria ukrainase.

Ata shtonin se inteligjenca vinte nga burime ruse që thonin se po merren në konsideratë disa opsione për largimin e Putin nga pushteti, duke përfshirë “dhe me atentat të mundshëm”.

Sanksionet botërore kanë shtuar presionin ndaj Putin, i cili besonte se pushtimii tij i Ukrainës do të zgjaste vetëm disa ditë, por është tashmë në javën e katërt.

FOTO GALERI
4/4
Shperthim ne Lviv, ne perendim te Ukraines, e premte, 18 mars 2022.

Top Channel