Dorëheqja e Bashës, reagon Floriana Garo: Nuk është koha për “ultimatume”, por e procesit përbashkues

21/03/2022 21:35

Zëdhënësja e “Foltores”, Floriana Garo ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen duke thënë se nuk koha për ultimatume, por e procesit përbashkues dhe të hapur për votën e lirë.

Ndër të tjera shtoi se kushdo që do të luajë bllofin, duhet të kuptojë se nuk është koha e përçarjes. Nuk mungoi ironia e saj duke thënë se nuk është koha për deklarata “të pavotuara nga të emëruarit e të shkarkuarve”.

“Akti i fundit i Lulzim Bashës, i shkarkuar me votën 4446 delegateve ne Kuvendin historik te Partisë Demokratike te dates 11 dhjetor 2021, dhe me votën e 44 mije anëtarëve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shënon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnjë marrje përgjegjësie. 

Me gjithë këtë, kjo është një mundësi e mirë për të bashkuar demokratet përmes institucionit të votës së lirë. Tani nuk është koha për të nxjerrë “ultimatume” apo deklarata të pavotuara nga të emëruarit e të shkarkuarve.

Të emëruarit e vulës, të shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kërkojnë të luajnë me bllofin duke besuar se mund të mbajnë peng simbolet e PD-se e duke vënë kushte sipas filozofisë se të dorëhequrit apo nga të emëruarit e tij ne PD-në e Vulës

Tani nuk është koha per thellimin e përçarjes, por per fillimin e një procesi te hapur, te sinqerte dhe përbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!”, shkroi Garo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA