Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka marrë titullin qytetar nderi për Vlorën.

Titulli i qytetarit të nderit u prezantua nga drejtuesja e këshillit bashkiak të Vlorës Migena Balla dhe iu dorëzua ambasadorit nga kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli.

Në fjalën e tij, Leli shpreh mirënjohjen për ndihmën që Europa ka dhënë për Shqipërinë dhe Vlorën Ai sqaron se titulli i qytetarit të nderit ka ardhur si vlerësim për mbështetjen e dhënë nga Bashkimi Europian edhe në realizimin e projekteve infrastrukturore që po realizojnë tashmë në bashkinë e Vlorës. Leli gjithashtu e quan ambasadorin Soreca jo vetëm një ambasador të Europës në Shqipëri por dhe një ambasador të Vlorës në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij Soreca shpeh mirënjohjen për titullin dhe vlerësimin e dhënë nga bashkia e Vlorës teksa tregon ndjenjat dhe historitë e tij që e lidhin me këtë qytet Soreca gjithashtu garanton mbështetjen e bashkimit europian për Vlorën dhe Shqipërinë Mbështetje kjo që do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.

Pas përfundimit të ceremonisë Soreca së bashku me kryetarin Leli kanë zgjedhur të inspektojnë disa prej projekteve infrastrukturore që po realizohen në terren me mbështetjen e bashkimit europian Një ndër to dhe sheshi përpara bashkisë Vlorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA