Tjetër goditje për Putinin! Ukraina vret një oficer të lartë të marinës ruse

20/03/2022 13:23

Ukraina thotë se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës shkroi në Facebook se kapiteni i rangut të parë Andrey Paliy, u vra nga forcat ukrainase gjatë luftimeve intensive, megjithëse rrethanat rreth vdekjes së tij janë të paqarta.

Nga ana e saj, Moska ende nuk e ka konfirmuar lajmin.

Paliy ishte zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi dhe besohet të jetë oficeri i parë detar i vrarë në pushtim.

Të shtunën, Kievi tha se kishte vrarë gjeneral-lejtnant Andrei Mordvichev, gjenerali më i lartë rus që ka vdekur në luftime deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA