Greqia do të rindërtojë maternitetin e Mariupolit

19/03/2022 09:06

Greqia do të rikonstruktojë maternitetin në Mariupol ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një takim të kryeministrave të Italisë, Spanjës dhe Portugalisë në Romë,në të cilin lideri grek për shkak të karantinës ka marrë pjesë virtualisht.

Ai ka ripërsëritur faktin se Athina dënon me forcë atë që po ndodh në Ukrainë dhe veçanërisht në Mariupol, qytet të cilin e ka karakterizuar si një “simbol të rezistencës ndaj agresionit rus”.

Qeveria greke do të marrë përsipër kur të përfundojnë luftimet dhe të fillojë procesi i rimëkëmbjes të rindërtojë maternitetin e Mariupolit i cili u bombardua në javët e fundit ,si një mbështetje e vogël praktike në përpjekjen e madhe të rimëkëmbjes që do të kryejë së shpejti Ukraina ,kur të përfundojnë lufta“, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Me një mesazh në “Twiiter” parlamenti ukrainas ka falenderuar për këtë ndihmë qeverinë greke e cila ndjek me vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet në Ukrainë dhe sidomos në qytetin e Mariupolit dhe zonat përreth, pasi aty jetojnë edhe rreth 150.000 pjestarë të komunitetit të homogjenëve grekë.

Theksohet se konsulli grek Manolis Androulakis ishte diplomati i fundit i huaj që u largua pas shumë peripecish nga ky qytet ,ndërsa bombardohej ,me stafin e tij ,nëpërmjet një korridori të hapur për të dhe për 80 persona të tjerë, të cilët mësohet se vetëm para disa orësh ,pas tre ditë udhëtimi, kanë mbërritur në Moldavi.

Deri tani në Greqi kanë mbërritur mbi 11.000 refugjatë nga Ukraina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA