23 të vdekur në aksidentin tragjik të autobuzit në Tanzani (fotot)

19/03/2022 19:55

Një aksident i rëndë autobuzi ka ndodhur sot në Tanzani kur të paktën 23 njerëz humbën jetën.

Aksidenti ndodhi kur  autobuzi  u përplas me një kamion në rajonin lindor Morogoro pasditen e të premtes, pas një manovre të gabuar drejtimi të këtij të fundit.

“Numri i viktimave është tashmë 23” tha kreu i njësisë vendore të policisë. pas vdekjes së një të plagosuri.

“Shoferi i kamionit që udhëtonte drejt portit të Dar es Salaam në Republikën Demokratike të Kongos parakaloi një motoçikletë kur ndodhi përplasja tragjike me autobuzin”, shtoi ai.

Në një njoftim të presidencës thuhej se përveç viktimave 35 njerëz ishin plagosur nga aksidenti në autobuzin e tejmbushur.

Presidenti Samia Suluhu bëri ngushëllimet e tij në rrjetin dhe nxiti përdoruesit e rrugëve “të zbatojnë rregullat e trafikut”.
Tanzania ka pasur një seri aksidentesh të rënda, teksa të hënën katër njerëz humbën jetën në përplasjen e një autobuzi pranë kufirit me Zambian.

FOTO GALERI
2/3
"Shoferi i kamionit që udhëtonte drejt portit të Dar es Salaam në Republikën Demokratike të Kongos parakaloi një motoçikletë kur ndodhi përplasja tragjike me autobuzin”

Top Channel