Vendi ynë sot do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Në vijim pritet që vranësirat të shtohen duke sjell reshje të pakta dëbore në Veri, ndërsa në zonat Jugore do të ketë reshje shiu dhe dëborë të pakët.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Mbeten vranësirat e shpeshta prezente në Kosovë për gjatë gjithë 24-orëshit. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë dhe reshje, kryesisht reshje në formë dëbore. POR do të ketë dhe intervale me kthjellime.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA