“Gazprom më ofroi një shumë përrallore”/ Reagon ambasada ruse: Sa kërkoi Berisha që as Gazpromi nuk arriti t’i mbledhë dot?

18/03/2022 12:56

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se “10 vjet më parë refuzoi ryshfetin e ofruar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri”.

“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi dot t’i mbledhë ato “shuma përrallore””, shkruan ambasada ruse në Twitter.

I pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Berisha foli për një ofertë marramendëse nga kompania ruse e gazit Gazprom në atë kohë.

Dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së Goerge Soros se vetëm për TAP-in Berishës i janë ofruar shumë më përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij“, tha Berisha.

Lajmin për sasinë prej 10 miliard metër kub gaz natyror nga Azerbajxhani i cili ka hyrë në Evropë, prej të cilave afërsisht 8.5 janë dorëzuar në Itali, Sali Berisha e shfrytëzoi për të treguar rolin e tij kur ishte kryeministër.

Ky është gazsjellësi i parë në Europë pa gazin rus. Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova luajti një rol përcaktues. Për të pasur të qartë rolin përcaktues të Shqipërisë, TAP-i mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor ku gazi rus nuk mund të kalonte“, tha ai.

Një lajm i tillë u përshëndet edhe nga presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se 10 miliard metër kub është një arritje simbolike për momentin, por TAP mund dyfishojë kapacitetet duke u zgjeruar në disa faza, deri në 20 miliard metër kub brenda 45-65 muajve, thuhet në njoftim. Përmes pikave të daljes në Greqi, Shqipëri dhe Itali, ofrohet mundësia për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA