Ulje taksash, çmimesh dhe financime, Greqia miraton paketën e ndihmës sociale me 1.1 miliardë euro

17/03/2022 13:15

Qeveria greke ka miratuar një paketë me masa në ndihmë të qytetarëve të saj, për shkak të krizës ekonomike e pasuar nga lufta Ukrainë-Rusi.

Vendimi u hartua nga Ministria e Financave, ku totali i shumës kap vlerën prej 1.1 miliardë eurove, që shteti ka parashikuar si ndihmë sociale për 3.2 milionë qytetarë.

Paketa e masave ndihmëse përfshin mbështetje për pensionistët, të papunët dhe ata që kanë paga të ulët, familjet me fëmijë dhe subvencionimin e energjisë dhe karburantit si edhe ndihmën për fermerët.

Masat përfshijnë lehtësime në çmimin e karburantit dhe energjisë, vendim që prek 540 mijë konsumatorë në Greqi. Po ashtu, do të jepen 200 euro për qytetarët në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve para Pashkëve.

Subvencioni i gazit do të nisë në muajin prill me 40 €/Këh për familjet dhe 20 €/Këh për bizneset, me një kosto prej 30 milionë euro. Kostoja totale e subvencionit të energjisë elektrike dhe gazit është vlerësuar në 636 milion euro për muajin prill.

Rritja e subvencionit të energjisë elektrike për familjet dhe bizneset dhe për bizneset është dyfishuar për të mbuluar rreth 50% të rritjes për muajin prill, me një kosto prej 278 milionë euro.

Një subvencion me shumën 110 milionë euro do të jepet për të mbuluar përqindjen më të madhe të rritjes së energjisë elektrike për periudhën janar-prill në bizneset e vogla. Dyfishim i të ardhurave minimale për 241 281 përfitues të të ardhurave minimale të garantuara, me një kosto prej 50.9 milionë euro.

Për pensionistë do të jepet ndihmë 200 euro për 676 735 prej tyre me të ardhura të ulëta dhe 200 euro për 34964 të moshuar të pasiguruar me një kosto prej 7 milionë euro. Edhe për personat me aftësi të kufizuar, do të jepet shuma prej 200 eurove për 166,982 përfitues me aftësi së kufizuar me një kosto prej 33.4 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA