Ishte shpallur i humbur, gjendet i mbytur 23-vjeçari në Berat
17/03/2022 13:08
Ditën e sotme është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit, Sqepur, Dimal, një 23-vjeçar i identifikuar si Ll.P.
Prej tre ditësh, ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa.
Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët e forcës Renea dhe shërbimet e policisë Dimal kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga rezervuari.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel