Aplikimet për skemën e karburantit për bujqësinë, dhjetëra qytetarë presin jashtë. Mbërrin policia
17/03/2022 10:07
Aplikimet për përfitimin e subvencionit për karburantin ka sjellë radhë të gjata njerëzish pranë zyrave të ekstencionit bujqësor në Fier.
Dera është e mbyllur ndërsa fermerët presin pranë dritares për të marrë shërbimin, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje nga askush.
Ata thonë se kjo situatë është e tillë prej disa ditësh.
Pranë këtyre mjediseve kanë mbërritur edhe forcat e policisë ndërsa dhjetëra qytetarë presin jashtë pa marrë një përgjigje.
Top Channel