Me udhëtimin e tyre drejt Kievit në kohën kur Ukraina është e sulmuar prej Rusisë, një veprim sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm, kryeministrat e Polonisë, Slloveniase dhe republikës Ceke, u përpoqën të tregonin se vendi do të ketë të gjithë mbështetjen e BE-së.
Pas takimit me presidentin Volodymir Zelensky, shefi i ekzekutivit polak, Mateusz Morawiecki i bëri thirrje Bashkimit Europian që Ukrainës t`i jepët sa më parë statusi i vendit kandidat.
Mateusz Morawiecki: E admirojmë thellësisht luftën tuaj kundër një agresori të tillë kaq mizor. Ky pushtim duhet të marrë fund. Ata që janë vrarë nga Vladimir Putin, nuk duhet të harrohen kurrë. BE-ja duhet ta ftojë Ukrainën t`i bashkohet bllokut sa më shpejt që të jetë e mundur.
Morawiecki nenvizoi se vendi i tij, që ndan kufirin me Ukrainën, do të përpiqet ta ndihmojë ate për të organizuar mbrojtjen e saj. “Nuk do t`ju leme kurrë vetem, jemi me ju”, u shpreh ai. Kryeministri çek, Petr Fiala i perforcoi pohimet e homologut të tij polak, duke theksuar se qëllimi i kësaj vizite ishte t`i tregohej Ukrainës se Europën e ka në krah.
Zelensky i përcolli falenderimet e tij, duke kujtuar sesi tre liderët udhëtuan në këtë kohë të vështirë drejt Kievit, kur shumë ambasadorë të tjerë janë larguar nga vend ii tij për shkak të sulmit rus në shkallë të plotë. Me miq të tillë, u shpreh ai, Ukraina mund ta fitojë vërtet këtë luftë.
Top Channel