Autori Nevaldo Hajdaraj, viktima Klodian Rasha, momenti i vrasjes, babai Qazim Rasha

Gjykata e Apelit e Tiranës dënoi me 18 vite burg ish-policin Nevaldo Hajdaraj i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Në bazë të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë 12 vite burg.

Nga gjykata e shkallës së Parë Nevaldo Hajdaraj ishte dënuar me 15 vite burgim e nga gjykimi i shkurtuar do të vuante 10 vite.

Me vendimin e kësaj të mërkure, 16 mars, Apeli ia ka shtuar vitet e dënimit ish efektivit.

Prokuroria kërkoi dënimin e tij ne maksimumin që parashikon vepra penale, me 20 vite burg. Më tej, prokuroria tha se nuk ka rrethana lehtësuese për ish efektivin, kjo për shkak të tentativave për të sjell një version i cili nuk qëndron, pra të rrezikut që i kanosej nga viktima Klodian Rasha.

Nga ana tjetër, avokati i Rashës tha se Gjykata e Apelit duhet të ndryshojë veprën penale, pasi vrasja nuk ka qenë me dashje, por në kapërcim të nevojës për tu mbrojtur, kjo pasi Ish efektivi pretendon se ka ndjerë rrezik për jetën.

Qazim Rasha, babai i viktimës, tha se: “Jam një prind përballë një padrejtësie dhe ju, gjyqtarët jeni ata që duhet ta vendosni atë për të më lehtësuar edhe mua. Pretendimet e avokatëve dhe të pandehurit për rrezik, janë lojëra dhe një telenovelë që se beson asnjëri, ato nuk qëndrojnë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA