Lufta e Ukrainës po hyn në një fazë të re të rrezikshme.
Pas dy javësh bombardimesh pa pushim, shkatërrimi të infrastrukturës civile, qindra jetësh të humbura në mesin e tyre, e mbi 2.5 milionë të shpërngulurish që po krijojnë një krizë të re humanitare në Europë, rrënimi që po mbjell Rusia në vendin fqinj nuk është aspak drejt fundit, mendojnë ekspertët.
“Pavarësisht performancës së dobët ushtarake të Rusisë, e cila ishte bafesuese për shumëkënd, ne sërish jemi ende në fazat e para të këtij konflikti”, thotë Sara Bjerg Moller, e Seton Hall University.
John Spencer, ish pficer i ushtrisë amerikane, mendon se Moska do të përpiqet të izolojë Kievin, duke shkëputur në këtë mënyrë, dhe trurin e rezistencës ukrainase, nga burimet.Frika tani është se Rusia mund të bëhet edhe më agresive dhe mund ta përshkallëzojë fushatën e bombardimeve, ngjashëm me atë që i bëri kryeqyteti çeçen Grozny në vitet 2000, duke i shtyrë asokohe Kombet e Bashkuara ta cilësonin si qytetin më të rrënuar në botë.
Mungesa e progresit po e tërbon Putinin, thanë për Insider disa zyrtarë të lartë europianë, që druhen se sa më shumë dështojnë në terren, aq më të ashpra mund të bëhen taktikat ruse.
Sjellja e Putinit këto javë ka qenë ekstreme, megjithatë duke cituar të dhëna të shërbimeve amerikane të inteligjencës, NBC nëse thotë se nuk ka prova që të dëshmojnë se presidenti rus është i paqëndrueshëm mendërisht.
Top Channel