”Lufta mbaron në maj”, çfarë do i ndodhë Rusisë? Befason deklarata e negociatorit ukrainas

15/03/2022 12:24

Lufta e Ukrainës me shumë gjasë, do të mbyllet në fillim të majit, sipas Oleksiy Arestovich, këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky. Argumenti i tij për supozimin e një afat të tillë kohor të konfliktit, buron duket nga logjika e thjeshtë: sipas Arestovich: burimet ruse zgjasin vetëm deri në maj, pas kësaj nuk do të ketë më mundësi për të vazhduar pushtimin e vendit fqinj.

Bisedimet mes Kievit e Moskës, në të cilat Arestovich nuk është i përfshirë personalisht, deri më tani kanë prodhuar pak rezultat. E vetmja gjë që është arritur nga këto negociata ka qenë hapja e disa korridoreve humanitare për largimin e civilëve nga qytetet e rrethuara ukrainase. Negociatat pritet të rinisin sot, mes një lloj optimizmi të kujdesshëm për progres, dhe një qëndrim me konstruktiv nga ana e Moskës.  “Mendoj se në maj do ta kemi marrëveshjen e paqes.

Mbase ndodh edhe më shpejt, nuk i dihet. Po përmend këtu një datë të mundshme. Ne po punojmë me të gjithë forcën që ujdia të vuloset sa më shpejt; shpresojmë për një javë ose dy dhe trupat ruse të tërhiqen. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë presim një marrëveshje nga fund ii prillit apo fillimi i majit”, është shprehur ai. Skenari më i çmendur pastaj, sipas Arestovich do të ishte që Rusia të dërgojë rekrutë pas vetëm një muaj trajnimi e përplasjet taktike të zgjasin për një vit. Më herët, presidenti Zelensky publikoi një tjetër video, në të cilën dilte me pretendimin se Rusia ka nisur ta kuptojë se nuk do ta ketë aq të lehtë fitoren në Ukrainë.

“Po ndërgjegjësohen duket, se nuk kanë për të arritur asgjë me luftë. Trupave ruse u them të mos luftojmë, dhe ne do t`i trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit”, Zelensky.

Zelensky vazhdon të këmbëngulë për një takim të drejtpërdrejte me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, duke qenë se konsideron se është vetë presidenti rus ai që merr vendimet përfundimtare për luftën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA