Nga komentator në DJ, Taulanti nga Vlora tregoi për “Shqipëria Live” arritjet e tij pavarësisht se është i verbër.
Taulanti tregoi se njerëzit mund të kishin dyshuar në aftësitë e tij si Dj por përderisa ka punë këtë sezon nuk e ka menduar.
Ai tregon se ka krijuar klientelën e tij dhe ata kanë krijuar besimin.
Taulanti është babai i tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve të cilët po ndjekin rrugën e artit.
Vajza e tij ka fituar vendin e parë në Shqipëri për “Këngën Popullore Ndër Breza”, ndërsa djali i madh ka po të njëjtin pasion me të.
Ai tregoi se e lë shpesh djalin të punojë në praninë e tij, ndërsa për djalin tjetër është akoma herët.
Ky është një rast motivues, duke treguar se çdokush mund t’ia dali pavarësisht kufizimeve në jetë.
Top Channel