Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zv.presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell ka folur për rritjen e çmimeve duke thënë se vjen si pasojë e luftës dhe po i përdor Rusia si armë.
Josep Borell: E di që keni hasur shqetësime mjaft të mëdha dhe në mendjet e mjaft qytetarëve është rritja e çmimeve. Lufta ka krijuar ndërprerje të madhe në ekonominë botërore. Nuk janë pasojat e të qenit në krah të sanksioneve, por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve, të energjisë, të karburantit që është pasojë e varësisë e ndërvarur dhe tani po bëhet më e qartë sepse Rusia po e përdor si armë. Kjo është pasojë e luftës, e ndalimit të eksporteve, e rritjes së çmimeve të produkteve që na prekin të gjithëve ne. Më lejoni ta ilustroj me një shembull, po paguaja faturën e energjisë në Spanjë dhe 50 euro ka qenë më parë dhe tani ka shkuar në 500 euro. Kjo ka ndodhur në të gjithë Europën, çmimet e energjisë janë rritur të paktën 6 fish. Karburanti ka 20% rritje, të njëjtat shifra ka për produktet ushqimore. Kjo do të ndikojë vendet më të varfra se ne, ndaj duhet të bëhemi bashkë për një strategji.
Mbajta shënim për një përgjigje për Ballkanin Perëndimor për këtë krizë. Po të shikojmë kufijtë lindorë, Polonia sot ka arritur të ketë aq shumë refugjatë sa është bërë vendi në Europë me përqindjen më të lartë të refugjatëve në Europë. Ne kemi pritur më shumë se 2.5 milionë individë. Ushtria ruse rrotullohet dhe shkatërron. Kjo do të jetë kriza më e madhe humanitare, prandaj ne duhet të bëjmë 3 gjëra për të izoluar Rusinë, për të vendosur kosto të lartë të sanksioneve dhe të mbështesim ata popuj që po na mbështesin ne në këto përpjekje madhore.
Për planet e investimeve ekonomike, mbajta shënim dhe vullnetin për infrastrukturën që të hapë Shqipërinë në këtë hapësirë fizike të të gjithë rajonit. Janë këto nisma që mund të trajtojnë apo përballemi me pasojat e luftës në rajon dhe më tej.
Top Channel