Biri i bankierit vritet nga helika e barkës teksa tentonte të shpëtonte të fejuarën (fotot)

15/03/2022 20:40

Biri i një bankieri milioner është vrarë nga helika e barkës me të cilën po lundronte, teksa dëshpërimisht tentonte të shpëtonte të fejuarën e tij gjatë një kompeticioni peshkimi në Florida.

Juan Carlos Escotet Alviarez — djali 31-vjeçar i kreut të bankës venezuelane  Banesco, Juan Carlos Escotet Rodriguez — ka vdekur të shtunën kur u hodh në ujë për të ndihmuar të dashurën e tij Andrea Montero, 30 vjeçe e cila po tentonte të kapte peshk me rrjetë, shkruan e përditshmja vendase Miami Herald .

Escotet Alviarez u hodh kur pa që Montero ra në ujë, por fatkeqësisht goditi helikën e barkës dhe vdiq prej plagëve, thuhej në raportin e komisionit të botës së egër dhe peshqve të Florida.

Çifti ishin duke marrë pjesë në kompeticionin e peshkimit të organizuar nga klubi  Ocean Reef në ujërat e Key Largo. Raporti nuk citonte gjendjen e zonjushës Montero.

Escotet Alviarez ishte më i riu i djemve të  Escotet Rodriguez, shkruanr rrjeti në Venezuelë, El Nacional .

Ai kshte studiuar në Universitin e Miami për marrdhënie biznesi.

Gazetarja venezuelane Angela Oraa thë në një postim se Montero kishte arritur të shpëtonte ‘pa pasoja’.

FOTO GALERI
3/3
Çifti ishin duke marrë pjesë në kompeticionin e peshkimit të organizuar nga klubi Ocean Reef

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA