Donjeta Kosumi e cila njihet me emrin e artit Kallashi tha për “Shqipëria Live” se nuk i sheh dot videot dhe fotot nga e kaluara.

Ajo tregoi se ndihet në siklet kur sheh veten në intervista, foto dhe video nga e kaluara e saj.

“Unë e kam këtë problem nuk mund t’i shoh videot ose intervistat e mija”, u shpreh ajo.

Nuk i pëlqen as t’i drejtohen në emrin Kallashi pasi është mësuar ta thërrasin Donjeta.

E pyetur nga moderatorja se nëse merrej sërish me punën si kërcimtare, tha se nuk kërcente më dhe se nuk po merrej me asnjë punë, ndërsa po shijon pushimet.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA