Zogjtë e sapolindur dhe kotelet jetime kanë ‘dadon’ më të pazakontë në qenin e adoptuar ‘Saint Bernard’ (fotot)

12/03/2022 16:31

Nje qen gjigant Saint Bernard i adoptuar nga një strehë kafshësh, është bëre kujdestari i pazakontë i zogjve të sapolindur të rosave dhe koteleve të vogla në një fermë në Britani.

Tre-vjeçari Mable zbuloi dashurinë për kafshët e vogla kur pronarja e tij Emma Haag solli në shtëpi dy kotele të gjetura në rrugë.

Më pas Mable nisi gjithashtu t’i kushtonte vëmendje mbrojtjes së zogjve të patave dhe përkëdhelej me derrkucët e fermës në Suffolk ku tashmë jeton.

Pronarja krenare Emma tha: “Mable gjithmonë ka pasur këtë instinkt nëne.

“Ne kemi këtu kuaj të vegjël poni, mini derrkucë, rosa, pata, mace dhe një lepur, dhe qeni Mable shkon shumë mirë me të gjitha.”

Qenushi dashamirës ka tashmë 15,000 ndjekes në një llogari të hapur me foto të tij ne TikTok.

Emma shton: “Dashuria e saj për kafshët e fermës sonë vendos buzëqeshjen në fytyrat e njerëzve”.

FOTO GALERI
4/5
Në një tjetër foto qenushja qendron me hijeshi pranë një pate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA