Në pamje te publikkuara sot shihej seriali komik i presidentit aktual të Ukrainës, Volodymyr Zelensky “Shërbëtori i Popullit” ku ai luante rolin e nje mësuesi që u bë president.
Një agjenci filmash në Stockholm thotë se është e mbushur me kërkesa për të transmetuar komedinë ku luante Zelensky, i cili ashtu si personazhi i tij u kthye në president të vërtetë.
“Kemi qenë shumë të zënë, kërkesa nga e gjithë bota. Njerëzit kërkojnë të drejtat sepse duan ta transmetojnë”, thotë themeluesja e agjencisë suedeze, Nicola Soderlund.
Që prej nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës, filmi është transmetuar nga stacione britanike, nga rrjeti grek ANT1 ai rumun PRO TV, ndërsa të tjerë kërkojnë të drejtën e transmetimit.
“Besoj se kemi bërë rreth 15 marrëveshje të drejtash dhe po negocjojmë me rreth 20 vende të tjera,” shton Soderlund, me një poster të serialit mbi tavolinën e saj.
Në Itali tre rrjete po kërkojnë të drejtat kurse në Greqi po shfaqet në ‘primetime’. Është si një akt solidariteti apo dhe kurioziteti me Ukrainën”, thotë përfaqësuesja.
Presidenti ish-aktor i Ukrainës ka qenë shpesh në krye të skenës ndërkomëbtare që prej nisjes së pushtimit rus dhe ka bërë thirrje për rezistencë.
Top Channel