Arrestohen tre persona dhe merret nën hetim një tjerër në Korçë, për çfarë akuzohen

11/03/2022 10:44

Tre persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është marrë nën hetim nga policia në Korçë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një 20-vjeçar, banues në Pogradec është arrestuar pasi akuzohet se për motive të dobëta, ka prishur qetësinë publike dhe dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe me armë zjarri tip pistoletë tre të rinj.

Edhe një 55-vjeçar, banues në Korçë u arrestua pasi në dyqanin e tij, në automjet dhe në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan 1600 paketa cigaresh të llojeve të ndryshme, pa pullën fiskale, të dyshuara si kondrabandë.

Për vjedhje, u arrestua J. X., 27 vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, në një supermarket, i ka vjedhur shtetases S. M., portofolin brenda të cilit ndodheshin një sasi lekësh dhe disa dokumente.

Nën hetim për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, u  mor O. M., 37 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Korçë, pasi në lagjen nr. 15, Korçë, u kap me mjetin tip “Benz”, duke transportuar 8 m sterë, dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA