Kryeministri Edi Rama tha se do të ngrinte një bord special, i cili do të kontrollonte çmimet e karburanteve dhe do të përcaktonte një normë minimale fitimi.
Në një dalje live në Facebook, ku zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij, kreu i qeverisë shtoi se do ketë ndërhyrje në zinxhirin e karburanteve, furnizuesit e të cilëve do të vihen në dijeni ditën e nesërme. Ai tha se do ketë transparencë në çmime dhe nuk do të lejohet rritja jashtë normës.
Edi Rama: Sigurisht që duhet të kursejmë, nuk është vetëm çështja e çmimeve, mund të vijë dita që të mos kemi naftë. Duhet të përgatitemi për të gjitha. Lufta s’vjen për mirë, vjen për dhimbje. Kjo është pasojë e asaj lufte. Mund të vazhdojmë të themi ‘Rama ik’ por kjo nuk zgjidh problemin. Ore zotëri, nafta jonë është e rëndë, s’është për benzinë dhe për diesel, përdorej në komunizëm që ndotnin dynjanë. Prodhimet e vendit tonë janë aty.
Vendi ynë sot eksporton thuajse gjysmë miliardi prodhime bujqësore. Nuk mund të themi hajde mobilizo popullin të mbledhë grurë por nuk funksionojnë kështu. Ne do të hymë në administrim, do të marrim administrimin e shpërndarjes së çmimit të naftës, do e trajtojmë si në luftë. Do të bëhet transparenca e çmimit dhe nuk do të lejohet të fitojnë më shumë se një marzh minimal.
Top Channel